Britani, sektori i ndërtimit shënon rritjen më të madhe në 4 muajt e fundit

Sektori i ndërtimit në Britani shënoi rritjen më të shpejtë në katër muajt e fundit në nëntor.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve të industrisë së ndërtimit (PMI), i publikuar nga IHS Markit/CIPS, u rrit në 55,5 muajin e kaluar.

Indeksi PMI në sektorin e ndërtimit, i cili në tetor ishte 54,6, arriti në muajin nëntor nivelin më të lartë në katër muaj.

Sipas PMI-së, shifrat mbi 50 konsiderohen rritje sektoriale, kurse nën 50 tregojnë një rënie në sektor.

Në një deklaratë të IHS Markit/CIPS thuhet se periudha më e keqe në furnizim me probleme ndërtimore, e cila kishte zgjatur që nga muajt e verës, me gjasë ka përfunduar.

Në deklaratë thuhet se rritja e çmimeve në Britani ka prekur edhe sektorin e ndërtimit dhe theksohet se 72 për qind e kompanive të ndërtimit janë përballur me rritje të çmimeve të materialeve të ndërtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.