Britani, ushtarët mbështetje të përkohshme për shpërndarjen e karburantit në vend

Kriza e karburantit në Britani detyron qeverinë të  përdorë forcat e armatosura për të ndihmuar në përballimin e situatës. Që nga e hëna, personeli i forcave të armatosura në Britani të Madhe do të fillojë të transportojë derivate në pikat e karburanteve.

Në një deklaratë nga qeveria britanike thuhet se rreth 200 ushtarë, 100 prej të cilëve shoferë do të sigurojnë mbështetje të përkohshme për të lehtësuar presionin mbi pikat e karburanteve.

Ushtarët prej një jave kanë mësuar se si të mbushin cisternat dhe pikat e karburanteve dhe në mëngjesin e së hënës do të kryejnë dorëzimet e para.

Gjithashtu edhe rreth 300 shoferë të huaj të tankerëve të karburantit do të fillojnë detyrën në një kohë të afërt për të punuar në Britani deri në fund të muajit mars.

Në një hulumtim të kryer në Britani bëhet e ditur se në të paktën 26 për qind të pikave të karburantit nuk ka as benzinë, as naftë.

Kriza në vend filloi një javë më parë, pasi BP dhe Tesco Alliance deklaruan se furnizimi është ndërprerë për shkak të mungesës së shoferëve për mjetet e rënda në mbarë vendin.

Pas deklaratës, përpara pikave të karburanteve u formuan radhë të gjata ndërsa në disa pika, karburanti mbaroi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *