Britani, zbulohet fosili i peshkut me “pamje grabitqari”

britani zbulohet fosili i peshkut me pamje grabitqari
britani zbulohet fosili i peshkut me pamje grabitqari

Në një lokacion gërmimi në rajonin Gloucestershire të Britanisë së Madhe, është zbuluar fosili i peshkut me “pamje grabitqari”.

Sipas lajmit të BBC, fosili i ruajtur mirë i quajtur Pachycormus, një grabitqar i ngjashëm me tonin, i gjetur në lokacionin e gërmimeve Jurassic, me dhëmbët dhe sytë e tij të mëdhenj, jep përshtypjen se do të nisë një sulm.

Ky lloj u gjet nga gjuetarët e fosileve Neville dhe Sally Hollingworth në afërsi të një ferme gjedhësh. Mendohet se në vendin ku është gjetur fosili para 183 milionë vitesh ka pasur oqean të vakët tropikal.

Çifti Hollingworth njihet me reputacionin për identifikimin e fushave fosile jashtëzakonisht produktive.

Ata gjithashtu kishin zbuluar mbetje të mamuthit në afërsi të Parkut Ujor Cotswold.

Gjithashtu, çifti kishte zbuluar mijëra ekinoderma të fosilizuara, si yll deti, iriq deti dhe yje të brishtë, në një gurore në veri të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts