Britania angazhon ushtrinë për të lehtësuar krizën e furnizimit me karburante

Qeveria britanike e ka angazhuar ushtrinë si pjesë e angazhimeve për të zgjidhur krizën e furnizimit me karburante. Britanikët u përfshinë nga një panik i blerjes së shpejt, për shkak të informacioneve për mungesën e shoferëve të cisternave që furnizojnë pompat e karburanteve.

Shumë pompa në të gjithë vendin mbeten pa furnizime për shkak të blerjes nga paniku. Njerëzit mendonin se nuk do të ketë furnizime të karburanteve për shkak të pamundësisë së transportit, pavarësisht se rafineritë kishin sasi të mjaftueshme.

Rreth 150 drejtues cisternash ushtarakë do të përgatiten për të furnizuar me karburante pompat.
“Angazhimi i personelit ushtarak do t’i sigurojë zinxhirit të furnizimit kapacitet shtesë si një masë e përkohshme për të ndihmuar në lehtësimin e presioneve të shkaktuara nga rritja e kërkesës për karburant”, tha Sekretari britanik i Biznesit, Kwasi Kwarteng më 27 shtator.

Vlerësohet se Britanisë së Madhe i mungojnë më shumë se 100,000 shoferë kamionësh e cisternash, duke i shkaktuar probleme disa industrive, përfshirë furnizuesit e ushqimit dhe supermarketet.

Si masë për të zgjidhur krizën, Qeveria tashmë ka lehtësuar politikat e rrepta të emigracionit pas Brexitit, duke ofruar heqje vizash afatshkurtra për shoferët e kamionëve të huaj.

Operatorët e karburantit, përfshirë Shell, BP dhe Esso, thanë se kishte “shumë karburant” në rafineritë britanike. “Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të blejnë karburant si zakonisht”, shtuan ata në një deklaratë të përbashkët.

Kritikët fajësojnë mungesën e veprimit të qeverisë në trajtimin e mungesave të shoferëve të kamionëve pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian në janar dhe pandemisë së koronavirusit, gjatë së cilës shumë shoferë të huaj u larguan nga vendi.

Mungesa e shoferëve gjithashtu ka bërë që njerëzit të blejnë më shumë ushqim dhe gjësende tjera edhe nga frika se gjatë festës së Krishtlindjeve nuk do të ketë furnizim të bollshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *