Britania dërgon në Ukrainë sistemin e ri raketor me gjuajtje të shumëfishtë, Sekretari i Mbrojtjes: Do të dorëzohet menjëherë!

Britania është një nga vendet që ka ndihmuar në mënyrë më periodike Ukrainën me armatime dhe jo vetëm, që nga nisja e agresionit rus.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka deklaruar sot se pret që dorëzimi i sistemeve britanike të lëshimit të raketave të shumta në Ukrainë të përfundojë “menjëherë”.

Duke folur në një konferencë për shtyp me homologun e tij norvegjez, Wallace thotë se Mbretëria e Bashkuar po kërkon gjithashtu furnizimin e Ukrainës me raketa anti-anije Harpoon. Danimarka dhe Holanda kanë dërguar tashmë raketa Harpoon dhe raketa me bazë tokësore në Ukrainë.

Wallace thotë se versioni në Mbretërinë e Bashkuar i raketës është paksa i ndryshëm dhe zakonisht lëshohet nga një anije. Mbretëria e Bashkuar do të duhet të sigurojë që raketat e saj janë në përputhje me sistemet e furnizuara tashmë.

Trupat ukrainase janë aktualisht duke u trajnuar për mënyrën e përdorimit të raketave të shumta, si dhe armët e lehta të artilerisë në terren që furnizohen nga një numër vendesh.

Besohet se Mbretëria e Bashkuar po furnizon Ukrainën me tre raketahedhës të shumtë, por Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar këtë shifër. SHBA po dërgon katër sistemet e saj të lëshimit të raketave Himars në Ukrainë.

Sot pasdite, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin po kryeson një takim në Bruksel të “grupit të kontaktit” prej afro 50 kombesh që kanë premtuar mbështetje për Ukrainën.

5e800a6a 7c5a 4c1c 8ec5 32d3e1ddb42a

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.