Britania dhe Australia arrijnë marrëveshje për tregti të lirë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se marrëveshja tregtare e arritur midis Britanisë dhe Australisë shënon një “agim të ri”.

“Marrëveshja jonë e re e tregtisë së lirë hap mundësi fantastike për bizneset dhe konsumatorët britanikë si dhe për të rinjtë që dëshirojnë të punojnë dhe jetojnë në anën tjetër të botës”, tha Johnson.

“Kjo është më e mira e Britanisë globale, që shikon përtej dhe që arrin marrëveshje që thellojnë aleancat tona dhe ndihmojnë që çdo pjesë e vendit të ndërtohet më mirë pas pandemisë”, shtoi ai.

Johnson dhe kryeministri australian Scott Morrison ranë dakord mbi kushtet e gjera të marrëveshjes tregtare gjatë darkës në Londër mbrëmë, tha ministri australian i Tregtisë, Dan Tehan.

Ai e përshkroi marrëveshjen një “fitore për vendet e punës, bizneset, tregtinë e lirë dhe që thekson atë që mund të arrijnë dy demokraci liberale teksa punojnë së bashku”.

“Të dy kryeministrat kanë mbajtur një takim pozitiv në Londër brenda natës dhe kanë zgjidhur çështje të pazgjidhura në lidhje me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë”, tha Tehan në një deklaratë.

Qeveria britanike ka nënshkruar një seri marrëveshjesh tregtare me disa vende, por marrëveshja e re e arritur me Australinë është e para që negociohet nga fillimi.

Marrëveshja pritet të rrisë vëllimin e tregtisë mes dy vendeve në mbi 28.2 miliardë dollarë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *