Britania dhe Koreja e Jugut do të shkëmbejnë mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Britania e Madhe dhe Koreja e Jugut do të ndajnë më shumë se 1 milion doza të vaksinës COVID-19 me njëra-tjetrën “për të rritur përhapjen e gjilpërave shpëtuese të jetës”, thuhet në një deklaratë të qeverisë britanike të mërkurën.

“Britania e Madhe do të dërgojë mbi 1 milion vaksina Pfizer/BioNTech në Republikën e Koresë për të përmirësuar programin e tyre të vaksinimit, ndërsa grupi i parë pritet të arrijë në javët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Deri në fund të vitit 2021, Koreja e Jugut “do të kthejë të njëjtin vëllim të dozave në Britaninë e Madhe, ndërsa qeveria vazhdon me përhapjen e vaksinave dhe programin përforcues gjatë muajve të dimrit”.

Nisma e shkëmbimit do të ndihmojë Korenë e Jugut drejt “arritjes së objektivit të saj për administrimin e dozës së dytë tek 70 për qind e popullsisë së saj deri në fund të tetorit”.

“Duke punuar ngushtë me miqtë tanë në Korenë e Jugut, ky shkëmbim vaksinash do të maksimizojë shpejtësinë e përhapjes pa pasur ndikim në programin e vaksinimit të Britanisë së Madhe”, tha sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid.

“Nga ana tjetër, ne vazhdojmë të përmbushim angazhimin tonë për të dhuruar 100 milionë doza për vendet në të gjithë botën deri në qershor 2022 duke siguruar që sa më shumë njerëz në të gjithë botën të jenë sa më të sigurt nga COVID-19”, tha ai.

“Republika e Koresë është një partner strategjik i Britanisë së Madhe, kurse nga ndarja e një milion vaksinave përfitojnë të dyja vendet, pasi ne ndihmojmë në ndërtimin e rezistencës kundër COVID-19 dhe shpëtojmë jetë”, tha sekretarja e Jashtme Liz Truss.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *