“Britania do ta gjykojë Putin nga veprat, jo fjalët”

19:00 29/03/2022

Britania dëshiron që forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga Ukraina dhe do të gjykojë hapat e përkohshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje me veprime dhe jo me fjalë, tha një zëdhënës i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

I pyetur nëse Johnson u inkurajua nga premtimi i Rusisë për të ulur operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore, zëdhënësi i tij tha se “ne do ta gjykojmë Putinin dhe regjimin e tij nga veprimet, jo nga fjalët”.

Zëdhënësi shtoi se ka pasur pakësim të bombardimeve ruse rreth Kievit, kryesisht për shkak se forcat ukrainase kanë shtyrë me sukses ofensivën ruse” në veriperëndim të qytetit.

Megjithatë, zyrtari britanik tha se luftimet vazhdojnë dhe ka bombardime të ashpra në Mariupol dhe zona të tjera.

“Pra, ne nuk duam të shohim asgjë më pak se një tërheqje të plotë të forcave ruse nga territori ukrainas.”

Më herët, edhe Sekretari amerikan i shtetit tha se SHBA nuk kishte parë “shenja serioziteti të vërtetë” nga Rusia për të ndjekur rrugën e paqes, që kur pushtoi Ukrainën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.