Britania do të dërgojë raketa me rreze të gjatë në Ukrainë

08:32 06/06/2022

Britania e Madhe do të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë për t’u përdorur nga forcat ukrainase në luftën kundër Rusisë.

Por Presidenti rus Vladimir Putin kishte reaguar më herët ndaj këtyre lajmeve, duke thënë se do të rriten sulmet ndaj Ukrainës nëse vendet perëndimore furnizojnë Kievin me armë me rreze të gjatë.

Një javë më parë, edhe SHBA njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me një sistem raketash.

Qeveria e Britanisë së Madhe tha se ushtria ukrainase do të stërvitet se si të përdorë sistemet raketore në javët e ardhshme.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace, u shpreh se vendi i tij po furnizon Ukrainën “me armë jetike që u duhen për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi i paprovokuar”.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts