Britania do të furnizojë Ukrainën me dhjetëra mijëra predha artilerie

britania do te furnizoje ukrainen me dhjetera mijera predha artilerie

Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën këtë vit me “dhjetëra mijëra” predha artilerie të tjera, njoftoi ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.

“Sot ne kemi demonstruar përkushtimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës dhe kemi vendosur më shumë mbështetje ushtarake, duke përfshirë premtimin e dhjetëra mijëra predhave të tjera artilerie për t’i mundësuar Ukrainës të mbrohet,” tha ai pas një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani.

Ai shtoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të shkojë më tej në muajt e ardhshëm në fushat prioritare të mbështetjes, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe aftësitë e sulmeve me rreze të gjatë, dhe trajnimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts