Britania do të ndalojë reklamat për ushqimet e pashëndetshme

23:30 24/06/2021

Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të 2022 dhe synon të luftojë mbipeshën kryesisht tek fëmijët

Britania do të ndalojë reklamat që promovojnë ushqime jo të shëndetshme që shfaqen në televizione gjatë ditës dhe në internet si pjesë e përpjekjes së saj për të luftuar mbipeshën dhe për të inkurajuar ushqimin e shëndetshëm.

Rregullat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi në fund të vitit të ardhshëm, janë krijuar për të ndryshuar trendin aktual. Sipas një studimi të fundit një në tre fëmijë në shkolla fillore janë me mbipeshë.

Sipas planit, reklamat për ushqime me shumë yndyrë, kripë dhe sheqer do të ndalohen të shfaqen në televizion ose programet në Mbretërinë e Bashkuar.  Qeveria tha se kufizimet do të zbatoheshin për të gjitha bizneset me 250 ose më shumë të punësuar që prodhojnë ose shesin produktet, duke ndihmuar në mbrojtjen e kompanive më të vogla që mund të përballojnë vetëm të reklamojnë në internet.

Ministri i Shëndetit Publik është shprehur se me fëmijët që kalojnë më shumë kohë në internet është jetësore që qeveria të veprojë për t’i mbrojtur ata nga reklamat jo të shëndetshme

Në Britani gjysma e të gjitha reklamave të ushqimeve televizion të shfaqura në një muaj në 2019 ishin për ushqime të pashëndetshme. Një taksë për sheqerin e futur në 2018 bëri që disa prodhues të pijeve të ulin nivelet e tij. Shoqata e Lajmeve dhe Mediave tha se ishte shumë e zhgënjyer me vendimin sepse nuk ishte e qartë se ishte gjetur një lidhje midis ekspozimit ndaj reklamave dhe mbipeshës së fëmijëve.

Klan News















Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *