Britania drejt përfundimit të evakuimit nga Afganistani

13:49 28/08/2021

Deri më tani janë evakuuar më shumë 14,500 shtetas afganë dhe britanikë

Trupat britanike do t’i japin fund evakuimit të civilëve nga Afganistani. Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace, deklaroi se vendi ka hyrë tashmë në orët e fundit të evakuimit dhe se do të punojë vetëm për ata persona që gjenden brenda  aeroportit të Kabulit.

Kemi disa fluturime civile për të kryer, por tani janë shumë pak. Po arrijmë në fund të evakuimit, i cili do të ndodhë gjatë ditës së sotme. Dhe atëherë do të jetë e nevojshme të nxjerrim trupat tanë në avionët e mbetur”, u shpreh shefi i forcave të armatosura, gjenerali Nick Carter.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se janë evakuuar më shumë se 14,500 shtetas afganë dhe britanikë në dy javët e fundit që kur talebanët morën kontrollin e vendit.

Ministri britanik i Mbrojtjes vlerësoi se midis 800 dhe 1,100 afganë që kanë punuar me Britaninë dhe që  kanë të drejtë të largohen nga vendi nuk do të mund të kalojnë për shkak të sigurisë. Shumë qytetarë  afganë të pamundur për t’u larguar thonë se është shumë e rrezikshme të udhëtosh në aeroportin e Kabulit.

Britania ka qenë një aleate kryesore e Uashingtonit që nga fillimi i një pushtimi të udhëhequr nga SHBA në Afganistan në vitin 2001 që rrëzoi talebanët nga pushteti në atë kohë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *