Britania e Madhe dhe BE përplasen për vaksinat

12:31 10/03/2021

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar akuzon Brukselin për pretendime të rreme për mos dërgimin e vaksinave jashtë vendit

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian janë përplasur për çështjen e vaksinave. Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, pretendoi gabimisht se Mbretëria e Bashkuar kishte bërë një ndalim të plotë të eksporteve të vaksinave të prodhuara nga vetë ajo.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab në një letër drejtuar Michel është shprehur se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka bllokuar eksportin e asnjë vaksine të vetme Covid-19 dhe se çdo referencë ndaj një ndalimi të eksportit në Britani ose ndonjë kufizim i vaksinave janë plotësisht të rreme.

Kjo është hera e dytë që Britania e Madhe dhe BE janë në mosmarrëveshje për çështjen e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit. Në Janar, BE prezantoi një sistem të ri të kontrolleve mbi eksportet e vaksinave mes shqetësimeve mbi disponueshmërinë e furnizimeve në kontinent, duke u kërkuar prodhuesve të kërkojnë leje nga qeveritë për shitjet e planifikuara.

Masa ndezi një grindje më të gjerë me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me funksionimin e marrëveshjeve tregtare pas Brexit. Udhëheqësit e bllokut kanë qenë nën presion për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave Covid-19 në kontinent, krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar, ku 22.5 milion njerëz pra një e treta e popullsisë kanë marrë dozën e tyre të parë.

Charles Michel i doli në mbrojtje strategjisë së bllokut duke thënë se pa Evropën, nuk do të ishte e mundur të zhvilloheshin dhe prodhoheshin disa vaksina në më pak se një vit. Ai vuri në shënjestër furnizimin shumë të reklamuar të vaksinave nga Kina dhe Rusia për vendet e tjera.

BE është përballur me probleme të prodhimit me tre vaksinat kryesore. Përhapja e vaksinës Pfizer-BioNTech u vonua në disa vende për shkak të një reduktimi të përkohshëm të dërgesave, për t’i dhënë mundësi Pfizer të rrisë kapacitetin në fabrikën e tij të përpunimit në Belgjikë.

Shpërndarja e vaksinës Moderna gjithashtu hasi në probleme, me Italinë dhe Francën që të dy thanë se po merrnin më pak vaksina nga sa pritej. Vaksina Oxford-AstraZeneca hasi mungesa gjithashtu brenda BE-së në impiantet në Belgjikë dhe Hollandë.

Britania e Madhe, e cila u largua nga BE në Janar 2020, është një nga mbështetësit kryesorë financiarë të skemës Covax, e cila synon të sigurojë që vaksinat të ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjitha kombeve, të pasura dhe të varfra.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *