
21:30 06/04/2021
Britania e Madhe është një nga vendet që ka vaksinuar më shumë popullsinë në botë. Sipas vendimit të qeverisë së Boris Johnson, vendi do të shkojë drejt një hapjeje dhe lehtësim masash në javët në vijim.
Por çështja që po diskutohet në të gjithë botën është roli i pasaportës së vaksinimit, që pritet të ketë një rol kyç për udhëtimet mes shteteve, por dhe për marrjen e shërbimeve brenda vendit.
Ministri Nadhim Zahawi ka deklaruar sot se në Britani, pasaporta e vaksinimit nuk do të ketë asnjë rol dhe nuk do të kërkohet për dhënien e shërbimeve pas lehtësimit të masave. Në këtë mënyrë në asnjë bar dhe restorant, por as në lokalet e natës kjo pasaportë nuk do të kërkohet për asnjë qytetar që kërkon të frekuentojë nga këto ambiente.
“Nuk do të ketë absolutisht asnjë problem nga lokalet e natës ose restoranteve lidhur me pasaportën e vaksinimit“, tha ministri duke lënë të kuptohet se të gjithë qytetarët do të trajtohen njësoj dhe ata që nuk janë vaksinuar dhe ata që kanë marrë të paktën në dozë të vaksinës.
Britania e Madhe ka një plan me tre hapa për lehtësimin e masave dhe rihapjen e ekonomisë dhe pritet që në Maj të mos ketë më kufizime./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al