Britania e Madhe heq të gjitha kufizimet ndaj Covid-19

Britania e Madhe ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve kundër Covid-19, deklaroi ministri i Transporti, Grant Shapps, duke vënë në dukje se kjo ishte e mundur falë fushatës së gjerë të vaksinimit.

Sipas Shapps tashmë nuk do t’ju duhet më të plotësoni formularin në internet i njohur si ”Formulari i pasagjerëve”, në të cilin vërtetohet statusi i vaksinimit, vendbanimi në Britaninë e Madhe dhe mbi të gjitha detyrimin e testeve anti-Covid-19.

Lajmi u prit me kënaqësi nga kompanitë që menaxhojnë aeroportet, duke filluar nga ai i Londrës ”Heathrow”, që kishte përjetuar një rënie drastike të udhëtarëve gjatë pandemisë dhe se ka shpallur synimin e saj për të eliminuar detyrimin për pasagjerët të mbajnë maskën brenda strukturave të tyre.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.