Britania e Madhe i jep fund bllokadës 4 mujore

11:59 12/04/2021

Rihapen shkollat në Itali, sërish rekorde infektimesh në Indi

Britania e Madhe nis lehtësimin e masave të bllokadës kombëtare në fuqi prej katër muajsh. Nga kjo e Hënë hapen sërish baret, restorantet e shumë kategori dyqanesh. Kryeministri Boris Xhonson u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vazhdojnë të mbajnë maskat e të ruajnë distancën.

Shifrat e infektimeve në këtë vend kanë rënë në nivelet më të ulëta që prej Gushtit të vitit të kaluar, para nisjes së valës së dytë. Rënia e shifrave lidhet më shumë me masat e ashpra të bllokadës së tejzgjatur sesa me ritmet e vaksinimit. Deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë gati gjysma e popullsisë, ndërsa Britania e Madhe është ndër vendet me ritmet më të shpejta të vaksinimit në botë, e para mes shteteve të kontinentit europian.

Pjesa më e madhe e Italisë del sot nga zona e kuqe e rrezikshmërisë së lartë nga Covid-19, teksa shumica e nxënësve e studentëve i rikthehen mësimit në klasa. Greqia dhe Franca nga kjo e Hënë lejojnë përdorimin e testeve që kryen në shtëpi. India vijon të thellojë rekordet e infektimeve ditore me gati 169 mijë raste në 24 orë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *