Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Suedinë dhe Finlandën në afrimin për anëtarësim në NATO, tha të enjten Sekretarja e Jashtme Liz Truss.
“Suedia dhe Finlanda janë të lira të zgjedhin të ardhmen e tyre pa ndërhyrje – Britania e Madhe do të mbështesë çfarëdo që ata vendosin”, shkroi ajo në Twitter.
Të nxitur nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, duke ndryshuar peizazhin e sigurisë në Evropë, Suedia dhe Finlanda po i afrohen anëtarësimit në NATO. Të dy vendet do të vendosin deri në verë nëse do të aplikojnë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në një telefonatë me gazetarët të enjten se ministria e mbrojtjes e Rusisë është nën udhëzimin e presidentit rus Vladimir Putin për të paraqitur propozime për forcimin e forcave pranë kufijve të Rusisë me vendet e NATO-s.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al