Britania e Madhe mbyll evakuimet për civilët, fluturimet do të vijojnë vetëm për personelin diplomatik dhe ushtarak

Britania e Madhe ka mbyllur zyrtarisht evakuimet për civilët. Avioni i fundit me qytetarë u largua dhe tashmë në tokën britanike nuk do të shkelë më asnjë afgan, të paktën legalisht.

Fluturimet do të vijojnë vetëm për personelin akademik dhe ushtarak të Britanisë së Madhe.

Gjenerali Carter shprehu keqardhjen që num mund të shpëtonte dot të gjithë ndërkohë që qindra afganë që mund të shkonin në Britaninë e Madhe ngelën në Afganistan.

Po ashtu Britania e Madhe humbi 2 qytetarë në sulmin terrorist të dy ditëve më parë në aeroportin e Kabulit ndërkohë që duket se vetëm SHBA do të vijojë evakuimet deri në ‘frymën e fundit’ më 31 gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *