Britania e Madhe, pa masa anti-Covid nga e enjtja

britania e madhe pa masa anti covid nga e enjtja
britania e madhe pa masa anti covid nga e enjtja

19:06 22/02/2022

Hapa drejt lehtësimit të rregullave në gjithë Europën

Prej të enjtes, në Britaninë e Madhe nuk do të ketë më kufizime për frenimin e përhapjes së Covid-19. Kryeministri Boris Xhonson njoftoi natën e të Hënës, strategjinë e re post-COVID, përmes të cilës sipas tij, qytetarët do të bashkëjetojnë në vazhdim me virusin.

Kush rezulton pozitiv në teste nuk është më i detyruar të izolohet, por do të këshillohet të shmangë kontaktet për të paktën 5 ditë. Nuk do të ketë më gjurmim të detyruar përmes testimeve në ambientet e punës, e po ashtu as ndihmë ekonomike për ditët e izolimit. Nga 1 Prilli, as testet e COVID-it nuk do të ofrohen më falas nga sistemi shëndetësor publik.

Karantina për hyrjet nga jashtë është hequr nga 11 Shkurti edhe për të pavaksinuarit, të cilët do u nënshtrohen vetëm testeve. Prej 1 Marsit, edhe në Izraeli hap portat për të huajt, pa bërë dallime bazuar tek vaksinimi. Lehtësime për udhëtarët e huaj planifikon edhe Holanda ku pritet heqja e karantinës prej 25 Shkurtit.

Heqjen e gjendjes së emergjencës po e shqyrton edhe Italia. Qeveria italiane pritet të mos e rinovojë atë pas 31 Marsit. Megjithatë, certifikata e gjelbër mund të vazhdojë të jetë në fuqi.  

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts