Britania e Madhe premton 1.3 miliardë Paund shtesë për Ukrainën

britania e madhe premton 1 3 miliarde paund shtese per ukrainen
britania e madhe premton 1 3 miliarde paund shtese per ukrainen

13:30 08/05/2022

Qeveria britanike ka ofruar edhe ndihmë humanitare duke pranuar refugjatë të shumtë

Britania e Madhe do të ofrojë 1.3 miliardë Paund si pjesë e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, një ndihmë tjetër e madhe për ushtrinë. Kjo është shifra  më e lartë e shpenzimeve ushtarake të Londrës zyrtare për një konflikt që nga periudha e luftërave në Irak dhe Afganistan.

Fondi, përfshin 300 milionë Paund për pajisjet ushtarake të premtuara nga kryeministri Boris Johnson në fillim të kësaj jave, të tilla si sistemet e radarëve për të shënjestruar artilerinë ruse, pajisjet bllokuese GPS dhe pajisjet e shikimit të natës.

Johnson do të presë në një takim përfaqësuesit e kompanive të armëve, këtë muaj për të diskutuar rritjen e prodhimit te pajisjeve ushtarake në përgjigje të kërkesës së krijuar nga konflikti në Ukrainë.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, Britania e Madhe ka qenë nga ato vende të cilat kanë ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Qeveria britanike ka bërë të ditur se ka lëshuar më shumë se 86,000 viza për refugjatët, nga të cilët rreth 27,000 kanë mbërritur tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts