Britania e Madhe shënon rekord të ri infektimesh

20:13 22/12/2021

36 mijë raste në Itali, shifra më e lartë që nga 2020

Britania e Madhe shënoi një tjetër rekord infektimesh ditore me Covid-19 këtë të mërkurë. Autoritetet shëndetësore atje raportuan mbi 106 mijë raste ditore teksa një ditë më parë ishin regjistruar 90 mijë infektime.

Rritja e ndjeshme e përhapjes së virusit në ishull vjen në një kohë Kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se nuk do të ketë kufizime të tjera para Krishtlindjeve. 

Omicron ka pasur një ndikim në përhapjen e infeksionit në ritme më të shpejta, ndërsa së fundmi është raportuar se 14 njerëz kanë humbur edhe jetën nga ky variant në Britaninë e Madhe.

Edhe Italia ka shënuar një rritje të infektimeve ditore ku mbi 36 mijë persona rezultuan pozitiv me virusin vdekjeprurës, shifra më e lartë kjo që prej Nëntorit të vitit 2020. Autoritetet italiane të shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se ne 24 orët e fundit humben jetën 146 persona.

Franca është shprehur e shqetësuar mbi rritjen e rasteve të infektimit me Covid. Ajo ka paralajmëruar mbi efektet që varianti Omicron mund të ketë në situatën epidemiologjike në vend duke bërë të mundur që rastet e infektimeve ditore të arrijnë në mbi 100 mijë.

Ndërkohë edhe Gjermania ka këshilluar për marrjen e dozës së tretë përforcuese ku së fundmi është njoftuar se do të lejohen grumbullimet private deri në 10 persona dhe se masa të tjera kufizuese do të njoftohen pas Krishtlindjeve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *