Britania i’a bën të qartë Putinit: Nëse përdor armët kimike në Ukrainë…

britania ia ben te qarte putinit nese perdor armet kimike ne ukraine
britania ia ben te qarte putinit nese perdor armet kimike ne ukraine

Vladimir Putin duke përdorur armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm ukrainas mund ta detyrojë Perëndimin të rishqyrtojë ndërhyrjen ushtarake, ka sugjeruar një ministër.

Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe James Heappey tha se tirani gjakatar rus duhet “të reflektojë urgjentisht” se cila mund të jetë përgjigja e botës nëse përdor armët kimike.

Ai la të kuptohet se përdorja e taktikave të tilla barbare mund të kalojë një “vijë të kuqe” dhe t’i lërë vendet aleate të ndihen të detyruara të veprojnë më me forcë.

Britania, Franca dhe SHBA-ja nisën sulme raketore kundër Sirisë në vitin 2018 kur regjimi i Asadit përdori armë kimike kundër popullit të tij.

Sulmet me raketa kirurgjikale rrëzuan një strukturë kërkimore shkencore dhe një depo magazinimi me synimin për të parandaluar çdo mizori të ardhshme.

Heappey pranoi se konfrontimi i drejtpërdrejtë me një fuqi bërthamore si Rusia do të ishte shumë ndryshe dhe Britania dëshiron ta “shmangë këtë me çdo kusht”.

Ai tha se hyrja në një konflikt të tillë do të nënkuptojë se “raketa lundrimi dhe një sulm ajror do të nisin kundër Mbretërisë së Bashkuar”.

Heappey u pyet: “Nëse përdoren armë kimike ose biologjike, a e ndryshon kjo llogaritjen që NATO ka bërë deri tani për mos dërgimin e avionëve në Ukrainë dhe mos ngritjen e një zone ndalim fluturimi? A është një vijë e kuqe, a ndryshon diçka?”

Ai u përgjigj: “Unë nuk mendoj se është e dobishme për të marrë ndonjë angazhim të fortë tani për tani se ku qëndron ajo vijë e kuqe”.

“Por unë mendoj se presidenti Putin duhet të jetë shumë i qartë se kur vendet e tjera kanë përdorur armë kimike, kjo ka shkaktuar një përgjigje ndërkombëtare”.

“Unë mendoj se ai duhet të reflektojë urgjentisht për atë që ka ndodhur me vendet e tjera ku ata i kanë përdorur ato.”

Ai shtoi: “Presidenti Putin duhet ta ketë të qartë se përdorimi i armëve kimike është gjëja më e neveritshme që dikush mund të imagjinojë”.

“Sado të tmerrshme që janë fotografitë që po shohim sot në ekranet tona televizive të një sulmi artilerie kundër një spitali, ato nuk janë asgjë në krahasim me vuajtjet dhe shkatërrimet që shkaktojnë armët kimike.”

Ministrat kanë përjashtuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë, sepse kjo do të kërkonte që avionët e NATO-s rrëzonin avionët luftarakë rusë.

Sot, Mbretëria e Bashkuar rriti sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë goditjen e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich me një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts