Britania iku nga BE, por jo nga Ballkani

22:10 15/06/2021

Qeveria e Johnson do të vijojë kontributin me trupa ushtarake në Kosovë deri në 2023

Qeveria e Boris Johnson ka vendosur që të vijojë kontributin me trupa ushtarake në Kosovë deri të paktën në vitin 2023. Sipas Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace, prania e personelit të Ushtrisë Britanike pjesë e NATO-s, për më shumë se dy dekada ka ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Ky vendim për zgjatjen edhe me dy vite të misionit, sipas tij sinjalizon angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor.

“NATO Ă«shtĂ« themeli i sigurisĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe ne e kemi si detyrim qĂ« Forcat tona tĂ« Armatosura tĂ« vijojnĂ« angazhimin pĂ«r tĂ« mbrojtur paqen sĂ« bashku me aleatet e partnerĂ«t tanĂ«. Zgjatja e angazhimit tonĂ« ndaj KFOR nĂ«nvizon angazhimin e palĂ«kundur tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe ndaj Ballkanit PerĂ«ndimor, ku NATO ka ndihmuar pĂ«r tĂ« sjellĂ« stabilitet pĂ«r mĂ« shumĂ« se dy dekada”.

Vendimi i Londrës zyrtare për të ruajtur prezencën ushtarake në Kosovë vjen edhe pse Mbretëria e Bashkuar hoqi dorë nga BE-ja.

Kryeministri Johnson deklaroi një rritje të financimit të Mbrojtjes në një shumë prej mbi 24 miliardë £ përgjatë katër viteve të ardhshme.

Klan News


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *