Britania kërkon ndihmën e Francës për gomonet e emigrantëve, Sunak takon Macron dhe shpreh optimizëm për rritjen e kontrolleve në kufi

britania kerkon ndihmen e frances per gomonet e emigranteve sunak takon macron dhe shpreh optimizem per rritjen e kontrolleve ne kufi
britania kerkon ndihmen e frances per gomonet e emigranteve sunak takon macron dhe shpreh optimizem per rritjen e kontrolleve ne kufi

Një marrëveshje midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të ndaluar emigrantët ilegalë që kalojnë Kanalin me varka të vogla është në “fazat e saj përfundimtare” kanë deklaruar zyrtarë nga zyra e kryeministrit britanik, Downing Street.

Rishi Sunak u takua me Emmanuel Macron, presidentin francez, më herët sot në bisedimet e klimës COP27 në Egjipt për të diskutuar këtë çështje, me kryeministrin që tha se ai u largua “me besim dhe optimizëm” nga takimi.

I pyetur për këto detaje më vonë, zëdhënësi zyrtar i Sunak zbuloi se një marrëveshje ishte afër arritjes dhe bisedimet mbi specifikat po zhvilloheshin veçmas, duke treguar se ato do të përfshinin zyrtarë të Home Office.

Sunak raportohet se dëshiron të bjerë dakord për objektivat me Macron për ndalimin e varkave, dhe një numër minimal oficerësh francezë që patrullojnë plazhet, dhe të jetë në gjendje të vendosë oficerë të Forcave Kufitare në Francë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts