Britania largon nga Afganistani një grup të komunitetit LGBT

britania largon nga afganistani nje grup te komunitetit lgbt
britania largon nga afganistani nje grup te komunitetit lgbt

09:53 30/10/2021

Dhjetëra afganë që i përkasin komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) kanë mbërritur në Britani të Madhe pasi ky vend dhe organizatat për të drejtat e homoseksualëve u angazhuan për t’i larguar ata nga Afganistani. Talibanët morën kontrollin e Afganistanit, në muajin gusht, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të aleatëve.

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se shpreson që gjatë muajve të ardhshëm të largojë nga Afganistani më shumë grupe të komunitetit LGBT. “Ne luajtëm një rol kyç në largimin e këtyre njerëzve dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar afganët e rrezikuar të largohen nga vendi”, tha ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss në një deklaratë.

Në mesin e 29 afganëve ka studentë dhe aktivistë që kanë ngritur vazhdimisht zërin në mbrojtje të barazisë për komunitetin LGBT në Afganistan. Talibanët sundojnë me rregulla të ashpra të ligjit islamik – Sheriatit, dhe shumë grupe të njerëzve ndjehen të rrezikuar.

Personat e komunitetit LGBT janë ndër grupet më të cenueshme në Afganistan. Ministria britanike thotë se shumë prej tyre përballen me nivele të rritura të persekutimit, diskriminimit dhe sulmit.

Grupi i afganëve do të mbështetet nga Stonewall, Micro Rainbow dhe organizata të tjera bamirëse që mbështetin komunitetin LGBT për të krijuar jetën e tyre të re në Britani të Madhe. “Po krijohen shtëpi të sigurta për afganët”, tha Sebastian Rocca, shefi ekzekutiv i Micro Rainbow.

Organizata gjithashtu do t’i ndihmojë ata të kenë qasje në këshillim, kujdes shëndetësor dhe gjetjen e vendeve të punës, tha Rocca. Stonewall dhe organizata kanadeze Rainbow Railroad ishin pjesë e përpjekjeve për ta çuar grupin në Britani, tha Ministria e Jashtme./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts