Britania në gatishmëri për të nxehtin ekstrem

britania ne gatishmeri per te nxehtin ekstrem
britania ne gatishmeri per te nxehtin ekstrem

12:55 15/07/2022

Metereologët kanë parashikuar temperatura rekord kryesisht në zonat jugore dhe qendrore gjatë javës së ardhshme

Temperaturat do të rriten në Mbretërinë e Bashkuar ditët në vijim më shumë se mesatarja vjetore.

Zyra Meteorologjike ka lëshuar një paralajmërim të nxehtësisë ekstreme për zonat jugore dhe qendrore gjatë fundjavës dhe në fillim të javës në vijim. Temperaturat parashikohen të kalojnë 35 gradë Celsius në disa vende.

“Është shumë nxehtë këtu në Britaninë e Madhe. Pritet që java e ardhshme të shënojë temperatura rekord mbi 40 gradë Celsius. Kjo është shumë e frikshme në një farë mënyre. Pra, është më e vështirë të përballemi me këto lloje temperaturash, sepse thjesht nuk jemi mësuar me to”.

Ekspertët shprehen se infrastruktura dhe banesat në Britani do të duhet të përshtaten në mënyrë që të përballen me intensitetin në rritje të valëve të të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike. Por njerëzit mund të ndërmarrin disa hapa praktikë për t’i ndihmuar të qëndrojnë të freskët ndërkohë.

Në këto ditë britanikët mbushin plazhet, por ekspertët bëjnë apel që të tregohen të kujdesshëm me ekspozimin e gjatë në diell.

“Ekziston rreziku i atakut kardiak kjo pasi temperaturat janë të larta dhe njerëzit dynden drejt plazheve dhe duan që të freskohen sa më parë. Pra, duhet të jeni shumë të kujdesshëm . Hyni në ujë shumë ngadalë, sigurohuni që të jeni pranë me një notar me përvojë”.

Ndërkohë në Europën Jugore, zjarret shpërthyen në Portugali, Spanjë, Francë dhe Kroaci duke djegur shtëpi dhe duke kërcënuar jetesën, ndërsa pjesa më e madhe e kontintentit vijon që të përballet me temperatura rekord në disa rajone, që sipas ekspertëve është mbi mesataren normale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts