Britania përballet me shpërthimin më të madh të gripit të shpendëve

britania perballet me shperthimin me te madh te gripit te shpendeve
britania perballet me shperthimin me te madh te gripit te shpendeve

21:20 07/11/2022

Britania po përballet me shpërthimin e saj më të madh të gripit të shpendëve pasi të gjithë shpendët në Angli janë vendosur në izolim për të ndaluar përhapjen e virusit. Masat për mbajtjen e të gjithë shpendëve në izolim për të ndaluar përhapjen e gripit të shpendëve kanë hyrë në fuqi në Britani të Madhe.

Kjo ka ardhur pasi Mbretëria e Bashkuar është përballur me shpërthimin më të madh të gripit të shpendëve me më shumë se 200 raste të konfirmuara në ambiente tregtare, ferma të vogla dhe në shpendë kafshë shtëpiake që nga Tetori i vitit të kaluar.

Qeveria britanike tha se të gjithë duhet t’i mbajnë zogjtë në izolim. Gjithashtu, atyre u kërkohet të ndjekin masa të tjera të biosigurisë të mandatuara nga Zona e Parandalimit të Gripit të Shpendëve (AIPZ) në çdo kohë për të parandaluar rrezikun e shpërthimeve të ardhshme.

Qeveria ka paralajmëruar pronarët se gripi i shpendëve mund të sjellë ngordhjen e zogjve të shtëpisë nëse nuk merren masa./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts