Britania përgatit planin, gati doza e tretë e vaksinës kundër Covid

09:32 03/08/2021

Qeveria britanike e Boris Johnson po përgatit, siç ishte parashikuar gjerësisht, një plan për administrimin e një doze të tretë të vaksinave kundër Covid-19, që do të rezervoheshin tani për tani, duke filluar nga shtatori, për personat e moshuar, me sëmundje kronike, të cilët janë subjekt në rrezik për infektimet respiratore, sipas medias, edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Sipas “Daily Telegraph”, zëvendësministri përgjegjës për fushatën e vaksinimit, Nadhim Zahawi krijoi një grup pune me deputetë për këtë çështje.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë konfirmoi se ekzekutivi aktualisht është duke u përgatitur për një plan vaksinimi të mëtejshëm dhe se konsulentët mjekësorë shkencorë të Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (Jcvi) tashmë kanë hartuar një rekomandim të parë të përkohshëm mbi kategoritë prioritare.

Ai shtoi se detajet e një vendimi përfundimtar do të bëhen publike në kohën e duhur.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *