Britania teston grumbullimet e pakufizuara në diskoteka

13:53 02/05/2021

Prova në disa pub-e. Ekspertët optimistë: Nuk shohim rritje të rasteve

Grumbullime të tilla masive në diskoteka nuk ishin parë prej më shumë se një viti pandemi në Britaninë e Madhe por jo vetëm. Mijëra njerëz u mblodhën në një ambient të mbyllur në Liverpool, pa maska dhe pa asnjë kufizim tjetër, siç ndodhte përpara se niste përhapja masive e COVID-19.

Ky event nuk ka lidhje me lehtësimin e masave por me një test që ka vendosur të kryejë qeveria e Boris Johnsonit, përpara se të lejojë hapjen e plotë dhe të pakufizuar të bareve, restoranteve e diskotekave.

ShkencĂ«tarĂ«t po pĂ«rpiqen tĂ« kuptojnĂ« nĂ«se grumbullime tĂ« tilla masive si ato nĂ«pĂ«r diskoteka mund tĂ« shndĂ«rrohen nĂ«  vatĂ«r infektimesh masive, duke u bĂ«rĂ« shkak pĂ«r njĂ« tjetĂ«r valĂ« pĂ«rhapjesh tĂ« infektimeve.

Testimi është kryer për disa ditë radhazi gjatë kësaj jave. Ekspertët duken optimistë. Nga testimet e deritanishme nuk ka shenja të rritjeje të infektimeve për shkak të këtyre eventeve.

Qeveria parashikon hapjen e plotë të ambienteve të argëtimit masiv pas 21 Qershorit. Britania është një ndër të parat vende në botë që ka vaksinuar me të paktën njërën nga dozat gjysmën e popullsisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *