“Broja është i yni dhe unik”/ Trajneri i Chelsea flet për të ardhmen e sulmuesit shqiptar: Jemi vetëm në gjysmën e sezonit dhe ai…








Përpara sfidës me Brighton, trajneri i Chelsea  Thomas Tuchel ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

broja-armando-665x435

Tuchel ia ka bërë të qartë se kujt i përket lojtari i Shqipërisë, duke theksuar se “ai është lojtari ynë”. Me tej tekniku thotë se Broja është një lojtar unik, por deklaroi se nuk është momenti për të folur për merkaton e verës.

“Armando Broja është lojtari i Chelseat dhe po bën mirë. Është vetëm gjysma e sezonit dhe ai duhet që të vazhdoj të përmirësohet, për të bërë detyrën e tij. Është një lojtar unik, por nuk është tani momenti që ne të flasim për merkaton e verës. Janë lojtarë të Chelsea-t për një arsye, sepse kanë kualitet dhe mentalitetin e duhur”, tha Tuchel.

Armando Broja është një nga lojtarët më të lakuar,  paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Premier League, por në radhët të parë, sulmuesi kuqezi është në pronësi të Chelsea dhe i takon bluve të vendosin.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.