“Broja është një super talent dhe do të ketë sukses”, Florian Marku: Nëse nuk do të bëhesha boksier do të isha…









Florian Marku ishte i ftuar në emisionin “Sport News” me gazetaren Enxhi Biba. Boksieri shqiptar foli për jetën e tij dhe për sfidat që e presin në të ardhmen, ku tregon dhe për ëndrrën që ka në këtë sport.

bandicam 2022-04-08 17-36-27-549

E imagjinoni një sfidë në “Air Albania”?

Jemi në diskutim e sipër. Shpresoj që ndeshja e radhës, 90% ka për të ndodhur këtë behar. Për më shumë do t’iu tregoj në vijim, por kam shumë dëshirë. Kam 3-4 vite që nuk jam ndeshur në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur. Dua ta shikoj stadiumin plot me flamunj kuqezi.

Po sikur në Kosovë?

Patjetër që do të ndeshem dhe në Kosovë, por ndeshja e parë është në Tiranë, siç ka ndodhur dhe para katër vitesh. U ndesha në Tiranë dhe pastaj u ndesha në Ferizaj, sepse dhe aty ka shumë mbështetës.

Pse pikërisht Amir Khan?

Jam shumë gati. Dua t’iu tregojë publikut që nuk beson te unë. Amir Khan i ka kaluar kohët e tij më të mira, por këtu është ende një emër shumë i madh. Jam shumë i lumtur që të kem një përballje me të, sepse ka qenë ish-kampion bote dhe dua të tregojë që sa i aftë jam, t’i tregojë njerëzve aftësitë e mija.

Mund të realizohet në të ardhmen e afërt?

Besoj se brenda këtë viti. Jemi në të njëjtin organizim. Është më e mundur të ndodh se çdo ndeshje tjetër. Kemi të njëjtin televizion që na promovon dhe besoj se kjo ndeshje do të jetë shumë shpejt.

Je bërë pishman që se ke nisur më herët?

Jo. Besoj shumë në zot dhe besoj se çdo gjë është e shkruar. Nuk e di se si do të shkonte jeta ime nëse do ta nisja më herët.

Dikur MekGregor tani Amir Khan?

Është komplet ndryshe. Boksi është shumë më i vështirë se sportet e tjera luftarake. Ka dëmtime nëpër duar etj. Unë MekGregor e kisha shumë dëshirë sepse është një nga më të  mirët në botë. Dhe unë kam dëshirë të ndeshem me më të mëdhenjtë në botë. Tani dua të sfidojë më të mirët në boks.

Çfarë pret nga ardhmja?

T’i sigurojë familjes time një të ardhme sa më të mirë. Gjithë shqiptarët kanë një jetë të vështirë. Dua që fëmija im të ketë një jetë të vështirë, dua që ai t’i ketë gjërat gati. Dua të zgjedhë rrugën e vetë. Nuk e di nëse do të doja që të behët boksier apo jo. Nuk e di nëse dua të ndiqte rrugën time si kampion, sepse është një jetë shumë e vështirë.

Sa e vështirë është për familjen tënde të të shohin ty në ring?

Shumë e vështirë, sidomos për nënën time. Ka 15 vjet dhe kurrë në jetën e saj nuk ka parë një ndeshje live. Gjithmonë kur kam unë ndeshje del xhiro dhe pas ndeshjet e merr dikush në telefon. Kurse babai më ka ndjekur, ka qenë në çdo ndeshje prezent. Dhe tani kam familjen në Angli.

Të kanë kërkuar të tërhiqesh?

Jo akoma, sepse e dinë sa i fokusuar jam deri sa të arrijë qëllimin tim që të shpallem kampion bote në disa federata të ndryshme, por besoj se do të ma kërkojnë një ditë.

Kush është idhulli yt?

Unë kam idhull si boksier Muhamed Ali, sepse ai ka ndryshuar komplet boksin. Jo vetëm si boksier, por dhe se çfarë ka ndryshuar ai.

A është i pasur Florian Marku? Shuma më e madhe që keni marrë?

I pasur duhet të jesh në zemër dhe lumturia të bën të pasur. Po nuk ishe i lumtur, nuk je i pasur. Shyqyr Zotit jam i lumtur dhe familjen e kam të lumtur. Lumturia për mua nuk është paraja, por është të bëhem kampion bote dhe t’i bëjë familjes time një jetë më të mirë.

Ke një anë shumë të ndeshje kur flitet për familjen.

Familja për mua është çdo gjë. Jam rritur me parime shqiptare. Çdo gjë që kam afër e dua me shpirt. Besoj se ashtu duhet të jetë çdo shqiptar. Nëse si respektojmë prindërit, nuk duhet të presim të njëjtën gjë nga fëmijët tanë. Kështu shkon brez pas brezi dhe unë kështu kam dëshirë t’i edukojë fëmijët e mi.

Ke hequr dorë nga këngët e Noizyt?

Ai është miku im. Unë i dëgjojë të gjithë artistët shqiptarë, nuk bëjë dallime nga asnjë. Kur ndeshem e vendos muzikën auto dhe se kam dëgjuar farë që është kënga e Butrintit, ndoshta ka qenë rastësi.

Nëse nuk do ishe bërë boksier çfarë do të ishe bërë?

Boksier. Nuk e di nëse do të isha bërë gjë tjetër.

Nëse i hedh një sy biografisë tënde aty gjen gjithçka.

Jam duke shkruar. Për dy tre muaj mbaron libri im i parë. Shumë shqiptarë do të habiten për jetën që kam pasur. Shumë veta do ishin dorëzuar me jetën që kam pasur unë. Jam rritur me vështirësi të mëdha. Diferenca është që unë po bëhem kampion. Kjo gjë më ka shtyrë të shkruajë librin. Dua t’i tregojë botës që kur ja kam dalë unë, mund t’ia dalin të gjithë.

Momenti më i vështirë dhe më i bukuri?

Të vështira shumë, më i bukuri kam vetëm një. Lindja e djalit tim.

Çfarë mendimi ke për Brojën?

Është super talent dhe do të ketë shumë sukses. Ka shumë shqiptarë këtu. Është Granit Xhaka, ka qenë Shkodran Mustafi, ka qenë Xherdan Shaqiri. Të gjithë shqiptarët këtu kemi marrëdhënie të mira dhe e mbështesim njëri-tjetrin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.