Broja masakroi Meguajër, legjenda Owen: Ishte turpëruese, kisha frikë se mos bënte ndonjë budallallëk








Nëse Armando Broja ka qenë një nga emrat më të lavdëruar për ndeshjen mes Mançester Junajtid dhe Sauthempton, kundërshtari i tij direkt në fushën e lojës, Herri Meguajër, ka qenë padyshim më i kritikuari. Paraqitja e sulmuesit shqiptar nxori në pah të gjitha defektet e mbrojtësit të Anglisë, i cili vuajti forcën dhe shpejtësinë e tij.

meguajer broja

Meguajër ka marrë nëj lumë kritikash, sidomos për episodin në fund të sfidës, kur Broja e dribloi dhe më pas mbrojtësi i Mançester Junajtid e rrëzoi në zonë dhe pastaj e shkeli me këmbë futbollistin shqiptar, një episod që për fatin e mirë të lojtarit të Anglisë. nuk u gjykua si faull as nga VAR. Një paraqitje e tmerrshme të cilën e ka komentuar si të tillë edhe Majkëll Ouen, ish-sulmuesi i Anglisë i cili ka veshur edhe fanellën e Mançester Junajtid.

“Kisha frikë për të dhe ishte paksa turpëruese. Ai nuk ka shpejtësi në pjesën më të madhe të kohës, por Broja këtu fitoi me inteligjencë. Pastaj fillon e mendon ‘mos u mundo të shlyesh gabimin’. Ai ia hodhi paq dhe nuk mendoj se ishte penallti. Por sigurisht ke frike kur e sheh duke vrapuar drejt tij, mendon se ai do të mundohet të bëjë ndonjë budallallëk, por thjesht ia hodhi paq”, tha Ouen për momentin më të diskutuar të barazimit 1-1 mes dy skuadrave.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.