Broja, shumë i shtrenjtë për Napolin/ Ish-mesfushori konfirmon interesimin









Paraqitjet fantastike të bëra këtë sezon nga sulmuesi Armando Broja kanë sjellë edhe interesin e shumë ekipeve që kërkojnë shërbimet e djaloshit.

broja

Një nga skuadrat italiane që ka hyrë në garë për të blerë 20-vjeçarin është edhe Napoli dhe ky lajm konfirmohet edhe nga Salvatore Banji.

Ish-mesfushori i skuadrës napolitane, në një intervistë të dhënë për “Tele A”, ka konfirmuar se Napoli është interesuar për Brojën, por mundësitë që ta blejnë janë zero pasi sulmuesi i Kombëtares ka një çmim tepër të lartë në merkato.

LEKËT MUNGOJNË

“Konfirmoj interesimin e Napolit për Armando Brojën, por gjithashtu ju them se ai nuk do të veshë atë fanellë. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të fortë dhe pengesa është që ai ka një çmim tregu i cili është i paarritshëm për klubin e Napolit.

Strategjia është e qartë, lojtarët që do të vijnë nuk do të jenë shumë të shtrenjtë, pavarësisht se Napoli mund të kualifikohet për në Champions League”, ishin fjalët e Banjit.

KRISTI SEJATLLARI  – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.