Bruksel, çmimet e gazit natyror në Evropë në nivele të reja rekord

Çmimet e gazit natyror në Evropë kanë arritur rekorde të reja, në kontekstin e rënies së vazhdueshme të rezervave të këtij burimi kryesor të energjisë, thelbësor për prodhimin e energjisë elektrike në kontinent.

Kjo rritje e jashtëzakonshme u zhvillua në sfondin e rritjes së kërkesës për gaz natyror nga burimet tradicionale (Rusia dhe Norvegjia), me rënien e vazhdueshme të rezervave në shumicën e 27 vendeve të BE-së.

Rënia e rezervave ka ndodhur, kryesisht, për shkak të dy faktorëve.

I pari ka të bëjë me rimëkëmbjen e ekonomive të vendeve evropiane nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

Faktori i dytë është për shkak të rritjes së konsumit të energjisë me fillimin e dimrit në disa vende të Bashkimit Evropian.

Sipas një raporti të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Bloomberg, rezervat e gazit natyror në Evropë ranë në nivelin e tyre më të ulët në rreth 10 vjet, gjatë kësaj periudhe të vitit, me indikacione për një rritje edhe më të madhe të çmimeve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *