Bruksel, KE: Shqipëria në vendet e para për rimëkëmbje ekonomike

Kriza e COVID-19 ka shkaktuar dëme të rënda në tërë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në vitin 2020, sipas një raporti të lëshuar nga Komisioni Europian për vendet kandidate në BE.

Aktiviteti ekonomik u frenua ndjeshëm nga masat kufizuese kundër koronavirusit të ri, që patën më shumë ndikim në T2 2020, ndërsa ekonomitë shfaqën shenja të rimëkëmbjes në gjysmën e dytë të vitit, kur u lehtësuan masat antiCOVID-19 dhe u rrit aktiviteti ekonomik me orientim eksportin.

Sipas raportit, Shqipëria zë vendin e dytë, pas Serbisë, si shteti “me vetëm një tkurrje prej 3,3 % të PBB-së, e ndihmuar nga përmirësimi i ekonomisë në tremujorin e fundit të vitit”.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë u përmirësua nga viti në vit, e mbështetur nga efektet bazë, rimëkëmbja e konsumit privat, rritja më e fortë e investimeve dhe rritja e konsumit publik”, vuri në dukje KE në raport.

Sipas ekzekutivit të BE-së, rënia e eksporteve mbeti e theksuar vetëm për shkak të kufizimeve antiCOVID-19 në udhëtime/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *