Bruksel, Michel: Bota ka të drejtë të njohë origjinën e COVID-19

Ne mendojmë se një transparencë e plotë është e nevojshme për të nxjerrë mësime më të mira dhe për këtë arsye ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të qartësuar origjinën e COVID-19.

“Bota ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur”, shtoi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në kuadër të takimit të G7 në BM.

“Është shumë e rëndësishme të dimë se cila ka qenë origjina e COVID-19 për të nxjerrë mësime dhe për të zhvilluar mjetet e nevojshme për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më”, theksoi ai.

“Për këtë është e nevojshme që ai që kryen hetimim të ketë një akses të plotë tek informacionet dhe vendi”, theksoi ndërkohë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke iu përgjigjur një pyetjeje. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *