Bruksel, tjetër protestë kundër certifikatës së imunizimit

14:20 20/12/2021

Manifestuesit akuzojnë qeverinë për aparteid

Një tjetër protestë e madhe kundër certifikatës së imunizimit ndaj COVID-it u zhvillua në Bruksel, ku para dy javësh u shënua një ndër manifestimet më të dhunshme të Europës. Mijëra protestues u shprehën kundër përdorimit të këtyre certifikatave, pa paraqitjen e të cilave ndalohet prej Tetorit hyrja në shumicën e ambienteve të brendshme publike si Bare e Restorante.

Manifestuesit akuzojnë qeverinë për aparteid, teksa thanë se ky detyrim shkel lirinë thelbësore për të vendosur për trupin e tyre për më tepër që siç pretendojë, vaksina ka shumë efekte negative në shëndet.

Kontradiktore janë shifrat e pjesëmarrësve, që sipas organizatorëve ishin 50 mijë, ndërsa për policinë 3500.

Manifestime pati edhe në kryeqendra të tjera europiane si Milano e Paris. Qeveritë në gjithë kontinentin po ashpërsojnë masat, të nxitura së fundi edhe nga përhapja e Omikronit, që konsiderohet si varianti më ngjitës që ka qarkulluar deri më sot.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *