Brukseli do të presë luftën në Ballkan që të caktojë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare? Ja si përgjigjet zyrtari i lartë i BE






Bashkimi Evropian u shpreh i gatshëm të mirëpresë Ukrainën, menjëherë sapo u pushtua nga Rusia. Por çfarë do të bëhet me vendet e Ballkanit Perëndimor, konkretisht me Shqipërinë, e cila pret një datë për konferencën e parë ndërqeveritare? Për këtë shefi i politikës së Jashtme, Josep Borrell u pyet gjatë konferencës me kryeministrin Rama, i cili sqaroi edhe vendimin e Bashkimit Evropian, që i hapi një derë Ukrainës.

Duke veçuar rastin e Ukrainës, Borrell sqaroi se ngecja e përshpejtimit të zgjerimit te BE me vendet e Ballkanit nuk ka te beje me keto vende, por me problemet politike brenda Bashkimit Evropian.

Pyetje: Ishte emocionuese gatishmëria që tregoi BE për të mirëpritur Ukrainën kur filluan sulmet ndaj këtij shteti. Por a do të presë Brukseli që në portat e Ballkanit të trokasë lufta që përveçse të shprehë vullnetin për të caktuar në rastin konkret për Shqipërinë një datë konkrete për konferencën ndërqeveritare, do të vazhdohet vetëm me fjalë apo do të ketë një vullnet të shprehur?

Borrell: Nëse më lejoni të them që pyetja juaj është artificiale. Të thuash thjesht që një vend duhet të pushtohet që të bëhet vend kandidat është një thjeshtim shumë i madh i një realiteti të trishtë dhe kompleks.

Ne reaguam kundër pushimit. Mobilizuam një sasi fantastikë popujsh dhe sanksionesh. Me Ukrainën ne kemi marrëveshjen më të plotë të stabilizimit asociimit se me cdo vend tjetër. Ne kemi investuar shumë para në Ukrainë që kur Rusia mori Krimenë.

Është normale që ne ndjemë shqetësim. Nuk është cështje dypalëshe, por kjo ka të bëjë me rendin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut në gjithë botën. Ne kemi paralajmëruar Putinin se nëse pushtoni Ukrainën do të ndesheni me sanksionet më të forta që keni ndeshur ndonjëherë. Kjo  nuk ka të bëjë shpejtësinë e procesit të zgjerimit me shtetet e tjetra, por ka të bëjë me situatën e përgjithshme politike në Evropë.

Është rritur ndërgjegjësimi për përshpejtimin e procesit, që ishte ngadalësuar vitet e fundit për rrethanat që nuk kanë të bëjnë me përgatitjen e vendeve kandidate dhe ka rritur gatishmërinë për ta zgjidhur këtë çështje.

Pra ne do të vazhdojmë mbështetjen ndaj Ukrainës. Kjo do të dojë kohën e vet, por ka vende të tjera që e kanë pritur për një kohë të gjatë dhe shpresoj që ka ardhur koha që këto aktivitete të funksionojnë si  katalizatorë për këto çështje.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.