Brukseli hetim kundër Google për praktikat antikonkurrenciale në teknologjitë e publikimit të reklamave

Komisioni Europian njoftoi sot hapjen e një hetimi kundër gjigandit amerikan të internetit Google për praktikat antikonkurrenciale në teknologjitë e publikimit të reklamave në internet.

Google është pothuajse i pranishëm në çdo nivel të zinxhirit të furnizimit kur bëhet fjalë për reklamat në internet. Kemi frikë se kjo e ka bërë më të vështirë konkurrencën (…) për (…) shërbimet konkurruese”, deklaroi komisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager në një komunikatë.

Google ofron disa shërbime teknologjike duke luajtur një rol ndërmjetësimi mes njoftuesve dhe editorëve në kuadër të afishimit të njoftimeve publicitare në faqet e internetit apo aplikacionet e celularëve.

“Konkurrenca e ndershme është e rëndësishme, si për të lejuar reklamuesit që të arrijnë konsumatorët në faqet e botuesve ashtu edhe për të lejuar botuesit të shesin hapësira për reklamuesit, në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura dhe për të financuar përmbajtjet”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *