“Brutaliteti duhet hetuar”, Basha reagon pas incidentit të policisë me gazetarin: Dhuna është produkt i modelit të Edi Ramës








basha zgjedhjet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit të policisë me gazetarin Ergys Gjençaj. Ai e ka cilësuar akt të turpshëm sjelljen e policisë ndaj dhe efektivët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë brutaliteti dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit të Edi Ramës.

Sipas tij, kjo konfirmohet dhe nga raporti i OSBE/ODIHR.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari” – shkruan Basha në Twitter.

Dhuna ndaj gazetarit të News24, Ergys Gjençaj ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet teksa ai po filmonte momentet ku disa efektivë policie tentuan të arrestonin një person në makinë, në kuadër të një operacioni antidrogë.

Fatkeqësisht për policinë dhe gazetarin, drejtuesi i mjetit tip “Benz” arriti të shpëtojë, ndaj efektivët iu drejtuan Gjençaj duke e shtrirë në tokë dhe duke i marrë telefonin me të cilin po filmonte.

Ndaj këtij episodi, ka reaguar Unioni i Gazetarëve duke dënuar akte të tilla. Ndërkohë SHÇBA njoftoi se po heton mbi sjelljet e efektivëve për të zbardhur të gjithë dinamikën dhe për të vënë para përgjegjësisë nëse ka tejkalim kompetencash.

Lexoni edhe: “Hape derën o b*thq**”/ Drejtuesi i “Benz”-it u bën ‘zbor’ policëve, i jep gaz makinës dhe largohet. Efektivët u sulen gazetarëve

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *