Bujar Nishani u dërgua në Gjermani për mjekim/ Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë: Lutem të rikthehesh sa më parë pranë familjes









Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë Bujar Nishanit, i cili është dërguar në Gjermani për mjekim për shkak se të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

ilirmetabujarnishani

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se uron kthim sa më parë pranë familjes së tij.

Postimi i Ilir Meta:

I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme.

Një ditë më parë, ish-Presidenti Nishani u shtrua në Sanatorium për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ish-kreu i shtetit u dërgua në Gjermani dhe do të kurohet në një spital në Berlin.

Nishani po trajtohet për pneumoni bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *