“Bukë, kripë e zemër”/ Kryeministri Rama intervistë për BBC: I mirëpresim afganët! Asnjë mbështetje nga vendet e pasura





Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC ka treguar rreth pritjes që po i bëhet afganëve në Shqipëri. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se deri tani, kur kanë mbërritur 607 qytetarë, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga vendet e pasura, por thjesht ka një bashkëpunim me njerëz, që siç shprehet ai ‘kanë zemër të pasur’.

 

Rama përmendi shprehjen popullore shqiptare “bukë, kripë e zemër” për të treguar se qytetarët afganë janë të mirëpritur në Shqipëri.

Për të treguar se do t’ia dalë, Rama solli shembullin e pritjes së kosovarëve, në atë kohë kur vendi ynë ishte edhe më i varfër.

“Nga vendet më të pasura? Jo. Ne për momentin po mbështetemi tek bashkëpunimi tek njerëzit që kanë zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm nga SHBA dhe Britania që e kanë zemrën e pasur. Kemi një shprehje në Shqipëri, ‘bukë kripë e zemër’. Kurrë nuk do t’i mungojë buka, për pjesën tjetër do t’ia dalim. Ne mirëpritem gjysmë milioni nga Kosova. 500 mijë nga vëllezërit tonë erdhën në Shqipëri, në atë kohë ishim më të varfër dhe në kushte me të veshura. U pasuruam më shumë moralisht dhe në shpirt”, tha Rama.

Edhe njëherë Rama kujtoi se shqiptarët, 30 vite më parë kanë qenë njësoj si afganët sot. Ai u shpreh se Shqipëria nuk është një vend i pasur, por ka shumë gjera për të ndarë me popullin afgan që ka mbërritur në vendin tonë.

“Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë, 30 vjet më parë ishim ne afganët që përpiqeshim ti largoheshim ferrit për të mbërritur në brigjet italiane. Ka qenë e ngjashme sa i takon rrugëtimit, ankthit dhe të panjohurës. Jemi të pirur ta bëjmë këtë sepse kjo nderon historinë dhe traditën tonë. Ne po bëjmë diçka që unë besoj se ua detyrojmë fëmijëve tanë që të rriten me besimin se ka një kohë kur jep dhe një kohë kur ti merr.

Ne nuk jemi vendi i pasur, por jam besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Nuk jemi të vetëm. Ka shumë organizata që po kujdesen për ta. Janë të gatshëm ti shoqërojnë në këtë pjesë të rrugëtimit”, u shpreh Rama per BBC.

INTERVISTA E RAMES PER BBC

Pyetje: Shqipëria po ofron strehim të përkohshëm për ta, a parashikon një strehim të përhershëm?

Edi Rama: Kjo është ajo çka thonë ata, ne jemi ftuar që t’i presim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje të mbërrijnë në SHBA. Por e dimë që situata është e ndërlikuar dhe me kaq shumë njerëz që aplikojnë për viza amerikane do të duhet më gjatë sesa ishte thënë. Ndërkohë jemi të gatshëm t’i mirëpresim të qëndrojmë më shumë dhe nëse duan të qëndrojnë në Shqipëri mund ta bëjnë këtë.

Pyetje: Për shumë prej tyre është një situatë dëshpëruese, cfarë po bën Shqipëria ?

Edi Rama: Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë, 30 vjet më parë ishim ne afganët që përpiqeshim ti largoheshim ferrit për të mbërritur në brigjet italiane. Ka qenë e ngjashme sa i takon rrugëtimit, ankthit dhe të panjohurës. Jemi të pirur ta bëjmë këtë sepse kjo nderon historinë dhe traditën tonë. Na nderon ne vetë. Ne po bëjmë diçka që unë besoj se ua detyrojmë fëmijëve tanë që ata të rriten me besimin se në këtë jetë ka një kohë kur jep dhe një kohë kur ti merr.

E përsëris, ne nuk jemi vendi i pasur, por jam besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Nuk jemi të vetëm. Ka shumë organizata që po kujdesen për ta, kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i nxjerre nga vendi i tyre. Janë të gatshëm ti shoqërojnë në këtë pjesë të rrugëtimit.

Pyetje: A po merrni mbështetje nga vendet e pasura? Nëse jo cilat janë bisedimet në mënyrë që ju të mos mundoheni për këta njerëz që i keni hapur derën?

Edi Rama: Nga vendet më të pasura thatë?! Jo. Ne për momentin po mbështetemi tek bashkëpunimi tek njerëzit që kanë zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm njerëzish nga SHBA dhe Britania që e kanë zemrën e pasur. Kemi një shprehje në Shqipëri, ‘bukë, kripë e zemër’. Është thelbi i solidaritetit. Kështu që kurrë nuk dot i mungojë buka, për pjesën tjetër do t’ia dalim. Nuk do të zhdukemi nga faqeja e dheut. Ne mirëpritem gjysmë milioni nga Kosova. 500 mijë nga vëllezërit tonë erdhën në Shqipëri, në atë kohë ishim më të varfër dhe në kushte me të vështira. Ja ku jemi. U pasuruam më shumë moralisht dhe në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është e rëndësishme dhe nndoshta të qenit të pasur do të thotë të humbasësh një pjesë të kujtesës.

Pyetje: Pamë një moment që po përshëndetnit disa prej tyre, cfarë ju kanë thënë?

Edi Rama: Ishin të ezauruara. Praktikisht deukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri. Thanë vetëm pak fjalë falënderimi. Ne nuk jemi për të marrë falenderime. Jemi për ti thënë që mund ta ndjejnë veten si në shtëpi. Thjesht bëmë atë çka dëshironim që të tjerët të bënin për ne. Është nje moment përmbushës për njerëzit tanë. Edhe pse jo çdo kush është i lumtur për këtë. Mendoj se shumica e shqiptarëve po dëshmojnë se janë të jashtëzakonshme duke kujtuar se kush jemi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *