Bullgari, spitalet në kufij të kapaciteteve për shkak të rritjes së rasteve COVID-19

Spitalet dhe shërbimet e urgjencës së Bullgarisë janë në caqet e kufijve të tyre midis një rritje të shpejtë të numrit të rasteve COVID-19.

“Ne nuk mund ta trajtojmë këtë fluks masiv”, tha zëdhënësja e Shërbimeve të Urgjencës, Katja Sungarska.

Në shumë vende, spitalet po riorganizohen në mënyrë që të shtojnë më shumë reparte për pacientët me COVID-19.

Të enjten e kaluar, vendi kishte 395 raste të reja për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve.

Bullgaria, me një popullsi prej 6,9 milionë, njoftoi 4 374 raste të reja brenda 24 orëve të fundit nga 3 502 një ditë më parë.

Bullgaria po përballet me një valë të tretë të rasteve pas një lehtësimi të masave të kontrollit antiCOVID-19 më 1 mars.

Zonat e prekura më keq përfshijnë kryeqytetin, Sofje dhe rajonin e Burgasit në Detin e Zi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *