Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë, 72 orë kohë për të lënë vendin

Qeveria e Bullgarisë ka dëbuar dy diplomatë rusë. Atyre u është dhënë kohë 72 orë për të lëshuar vendin.

Më 19 mars, autoritetet bullgare njoftuan se kishin shkatërruar një grup spiunimi që i dërgonte Rusisë informacione sekrete ushtarake. Prokurorët thanë se gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës dhe oficerë të tanishëm ushtarak, ishin akuzuar për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO dhe BE-në në Ambasadën Ruse në Sofje.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë i shpalli diplomatët rusë të padëshiruar “persona non grata” më 22 mars sepse ata kishin kryer “aktivitete që nuk janë në pajtim me statusin e tyre diplomatik”.
Ambasada Ruse në Bullgari e quajti vendimin “të pabazë” dhe tha se Moska “rezervon të drejtën e hakmarrjes”.

Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Moska është partneri kryesor energjetik i vendit. Por, raportet mes dy vendeve janë lëkundur nga disa skandale spiunimi në vitet e fundit. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse të akuzuar për spiunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *