Bullgaria do të dëbojë një diplomat rus

19:10 29/04/2021

Ministria e jashtme e Bullgarisë njoftoi të enjten se do të dëbojë një diplomat rus. Moska menjëherë u kundërpërgjigj se do të veprojë njëjtë ndaj diplomatëve të Bullgarisë.

Tensionet diplomatike vijnë pasi të mërkurën prokurorët bullgarë thanë se po hetojnë përfshirjen e mundshme të gjashtë rusëve në katër shpërthime midis 2011 dhe 2020 në depot bullgare të armëve që po ruanin municione për eksport në Ukrainë dhe Gjeorgji.

Bullgaria kërkoi që Rusia të bashkëpunojë në hetimet e saj.

Zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm bullgar, Siika Mileva, tha se ekziston një “supozim i arsyeshëm” se këto incidente janë të lidhura me helmimin gati fatal të tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev më 2015-të dhe një shpërthim në një depo çeke municionesh më 2014.

Çekia ka thënë se dyshohet që agjentët rusë janë përgjegjës për shpërthimin.

Praga ka dëbuar disa diplomatë rusë duke nxitur hakmarrjen e Moskës me dëbimin e diplomatëve çekë.

Në shenjë solidariteti, disa anëtarë të NATO-s dhe BE-së kanë dëbuar diplomatët rusë gjithashtu për pretendime spiunimi.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të mërkurën se BE-ja duhet të përgatitet për përkeqësim të marrëdhënieve me Rusinë.

“Unë mendoj se duhet të jemi të përgatitur për një periudhë të gjatë, të vështirë në marrëdhëniet tona me Rusinë”, paralajmëroi ai./REL

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *