Bullgaria, Estonia dhe Letonia dëbojnë disa diplomatë rusë

15:23 18/03/2022

72 orë kohë për të lënë vendin. Vendimi lidhet me sulmin rus në Ukrainë

Estonia, Letonia dhe Bullgaria vendosin të dëbojnë disa diplomatë rusë nga vendet e tyre për qëndrimin ndaj çështjes së Ukrainës.

Ishte fillimisht qeveria bullgare që shpalli non-grata 10 diplomatë të ambasadës ruse të cilëve u dha ultimatum 72 orë të largohen nga vendi. Nga 3 diplomatë do të dëbojnë edhe Estonia dhe Lituania.

Autoritetet e këtyre vendeve thanë se diplomatët kishin shkelur rregullat ndërkombëtare për marrëdhëniet diplomatike, por nuk dhanë hollësira.

Në rastin e Bullgarisë, mediat shkruajnë diplomatët kishin bërë shpesh deklarata që binin ndesh me qëndrimin e Sofjes kundër sulmit rus në Ukrainë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.