Bullgaria forcon kufirin për emigrantët afganë

13:41 27/08/2021

Ministri bullgar i Mbrojtjes do të dërgojë trupa ushtarake në kufi

Bullgaria ka deklaruar se  do të forcojë kufirin e saj me Greqinë dhe Turqinë, për shkak të shqetësimeve në rritje në Evropë për një fluks emigrantësh nga Afganistani. Për këtë arsye Bullgaria do të dërgojë  nga 400 deri në 700 ushtarë në kufi.

Presioni mbi kufirin bullgar po rritet, gjë që kërkon që qeveria të veprojë dhe po e bën pikërisht këtë,” u shpreh ministri i mbrojtjes Georgi Panajotov.

Ministri bullgar u shpreh se ushtarët në kufi  do të jenë në dispozicion për të ndihmuar policinë dhe xhandarët me ndërtimin e barrierave.

Për çështjen e emigrantëve afganë, presidenca sllovene e Bashkimit Evropian njoftoi se një takim urgjent i ministrave të Brendshëm të bllokut do të mbahet në Bruksel, më 31 Gusht.

Pushtimi i Afganistanit nga talebanët ka ngjallur frikën për një përsëritje të krizës së emigrimit në Evropë  si ajo e vitit  2015, kur më shumë se 1 milion njerëz që ikën nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme mbërritën në bllokun evropian.

Shumë emigrantë kaluan nga Turqia dhe morën të ashtuquajturën rrugë ballkanike për në vendet më të pasura të BE-së. Greqia dhe Turqia jo anëtare e BE-së, janë  gjithashtu të shqetësuara për një valë të re emigrimi në Evropë. Të dyja këto vende kanë forcuar kufijtë e tyre për shkak të shqetësimit për emigrantët afganë.

Më herët ,presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia nuk e ka përgjegjësi të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *