Bullgaria mund të ndryshojë qëndrimin për Maqedoninë e Veriut

17:18 16/11/2021

Fituesit e zgjedhjve: Të shohim nga ardhmja, jo e shkuara

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Bullgari ngjall shpresat për heqjen e bllokadës bullgare për hapjen formale të negociatave të antarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sinjalet e para i japin Kirill Petkov dhe Asen Valilev, dy bashkëkryetarët e koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, një parti me vizion të pastër pro-perëndimor, që u rendit e para në zgjedhjet e 14 Nëntorit dhe që pritet të mandatohet për formimin e qeverisë së re. Për mediat maqedonase, ata shprehen se historia nuk mund të jetë i vetmi kriter për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Duam një qasje të re në zgjidhjen e çështjeve mes Shkupit dhe Sofjes. Këtë herë, sa i takon palës bullgare, politikanët nuk do të bëhen pengesë”.

“Për marrëdhëniet mes dy vendeve, duhet të flasim më tepër për të tashmen dhe të ardhmen sesa për të shkuarën”.

Të dy i përkasin gjeneratës së re të politikanëve dhe janë të diplomuar në Harvard për biznes. Por edhe nëse ata arrijnë të formojnë qeverinë e re, këto marrëdhënie do të vazhdojnë të hasin vështirësi nga Presidenti i ardhshëm.

Dy kandidatët që përballen në balotazhin e 21 Nëntorit, Rumen Radev dhe Anastas Gerxhikov mbështesin kushtëzimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me çështjen e historisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.