Bullgaria në tentativën e tretë për qeveri të re

bullgaria ne tentativen e trete per qeveri te re
bullgaria ne tentativen e trete per qeveri te re

19:52 06/12/2021

Presidenti nis konsultimet, pak gjasa të hiqet veto për Shkupin deri më 14 Dhjetor

Bullgaria pret të zbulohen zyrtarisht këtë javë emrat e ministrave në kabinetin e ri qeveritar i cili do të propozohet nga kandidati për kryeministër Kiril Petkov. Presidenti Radev ka nisur zyrtarisht konsultimet për krijimin e qeverisë së re pasi partitë politike bullgare njohën tre dështime radhazi brenda vitit.

Në kabinetin e ardhshëm ku do të përfaqësonin katër forca politike pritet të jenë katër zëvendëskryeministra. Ministër i Punëve të Jashtme mund te propozohet Dimitar Gardev ndërsa kryeministri teknik Stefan Yanev pritet te jete ministër i mbrojtjes.

Kandidati për kryeministër Kiril Petkov tha se me partnerët e koalicionit nuk ka vija të kuqe as për Maqedoninë e Veriut për të cilën ka ende në fuqi një veto. Duket e vështirë që brenda shtatë ditësh deri kur liderët evropiane të zhvillojnë mbledhjen e fundit për këtë vit të ketë një vendimmarrje të qeverisë se rë të pritshme bullgare për heqjen e vetos çka do t’i hapte rrugë edhe Shqipërisë për negociatat.

Presidenti Radev kërkoi vizion te qarte për mbrojtjen e identitetit kombëtar bullgar si dhe për veprimet e diplomacisë, në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts