Bullgaria shpall zgjedhje të parakohshme

18:30 11/05/2021

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik.

Vendimi pasoi dështimin e Parlamentit javën e kaluar për të formuar qeverinë. Radev po ashtu emëroi aleatin e tij të ngushtë, Stefan Yanev, kryeministër të përkohshëm.

Yanev aktualisht është sekretar për siguri dhe mbrojtje i presidentit. Detyrat kryesore të kabinetit të tij të përkohshëm do të jenë organizimi i zgjedhjeve dhe menaxhimi i pandemisë së koronavirusit.

Partitë kryesore bullgare bënë tri përpjekje të dështuara për të formuar qeverinë, pas zgjedhjeve të 4 prillit.

Partia e qendrës së djathtë GERB, e kryeministrit në largim, Boyko Borisov, doli e para në zgjedhje, por ajo fitoi vetëm 26 përqind të votave, të pamjaftueshme për të formuar qeverinë./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *